Haradinaj në Shkodër: Ushtria po bëhet me aleatët
Kryeministri i Kosovës Haradinaj, gjatë vizitës në Shkodër është pyetur nëse Kosova ka mbështetjen e ShBA-së për formimin e ushtrisë, Haradinaj ka deklaruar se procesi ligjor për transformimin e FSK-së po bëhet në Parlament me respektin e aleatëve të Kosovës.
“Po vazhdojmë rrugën tonë drejt konsolidimit të Kosovës si shtet, pra transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë, mandat mbrojtës po ndodh në Parlamentin e vendit me respektin e aleatëve dhe gjithë partnerëve tjerë”.
Lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, se Kosova nuk mund të ketë ushtri përderisa ekziston rezoluta 1244.
Haradinaj nuk ka komentuar, kur është pyetur nga gazetarët dhe tha se “Baca Isë na jep porosi të mira”.
“Shkodra shumë qytet i bukur, vërtetë jemi në një vend të mirë. Na jep porosi të mira edhe baca Isë”.
Haradinaj tha se Shkodra ka bërë krenarë shqiptarët ndër shekuj.
“Jam vërtet i prekur dhe i emocionuar të jem në Shkodër, adresën e shqiptarisë”, tha ai , “në vendin i cili na ka bërë krenarë ndër shekuj që jemi shqiptarë”.
Haradinaj falënderoi Bashkinë e Shkodrës e cila e shpalli atë “Qytetar Nderi” në kohën kur po mbahej nga autoritetet franceze në Strasbourg, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar nga Serbia.
“Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë”.
Fraksion.com