AktualitetTë fundit

“Blindohen” Krimet e Rënda, nis seanca për grupin Avdyli dhe ish-deputetët

Plot 27 të arrestuar kanë dalë sot para gjyqtarëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se grupi Avdyli që u ndalua për drogë, dhe ish deputetët Arben Çuko e Arben Ndoka që u arrestuan për korrupsion dhe tjetërsim pronash janë gjykuar bashkë pasi janë kapur në kuadër të megaoperacionit “Vol-Vo 4”.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda është rrethuar nga një numër i madh policësh, teksa pritet që fillimisht të vlerësohen kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët Ndoka dhe Çuko.

 Fraksion.com