Basha: “Peshku i madh” i dosjes 339, ende i lirë
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me atë që ai e quan “peshkun e madh” të dosjes hetimore “339”.
Sipas Bashës, edhe 3 ditë pas aksionit policor, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të jetë i lirë, “njësoj si bosët e krimit, nga Admir Hoxha te Klement Balili dhe Lul Berisha”.
“Nuk ka luftë kundër krimit, por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, thekson më tej kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Fraksion.com