AktualitetTë fundit

Zgjerohet mbështetja në Bundestagun gjerman për integrimin e Shqipërisë

Gjermania është dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas takimit me delegacionin e Bundestagut gjerman në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se është rritur grupi i deputetëve në parlamentin gjerman që mbështesin Shqipërinë për integrimin dhe kanë vlerësime maksimale.

“Gjatë këtij viti ka qenë një numër shumë i madh përfaqësuesish të Bundestagut që kanë vizituar Kuvendin dhe dua të them se sot më shumë se kurrë në Bundestagun gjerman kemi një grup të zgjeruar deputetësh që mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë që vlerësojnë me nota pozitive maksimale hapat e hedhur nga Shqipëria. Gjermania është dhe mbetet një mbështetës i rëndësishëm i rrugës tonë të integrimit”, theksoi Balla.

Balla u ndal edhe tek fakti që të enjten në kuvendin e Shqipërisë,  votohet ajo që ai e cilësoi “shfarosja e basteve dhe lojërave të tjera të fatit pranë dyqaneve të bukës, pranë shkollave”.

Balla u bëri thirrje medieve të bëhen pjesë e sensibilizimit publik dhe social.

 

Fraksion.com