“Toyota Yaris”, Manja-Bashës: Shihemi në gjyq djalë i llastuar e qafir
Deputët socialistë Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja kanë reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës se janë të përfshirë në aferën e milionave që u futën në Shqipëri me ‘Tyota Yaris”.
Në një postim në Facebook, Manja u shpreh se do t’i bashkangjitet Taulant Ballës në rrugën drejt gjyqit me Bashën, duke e quajtur ‘një djalë të llastuar e qafir.
Ndërsa theksoi se do japë llogari në karrigen e hetimit:
“Ehh, si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit! Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës! Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit.”
Gjithashtu edhe Çyrbja u shpreh se do të ngrejë menjëherë padi kundër kryetarit të PD për shpifje dhe e sfidon që të përballet me të në gjykatë me prova e fakte:
“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”
Fraksion.com