Nga selia PS nis furtuna: Shkarkohen 11 kryetarë degësh, ja lista
Një ditë pasi përpara grupit socialist, shprehu konsideratën e tij negative për disa drejtorë të cilët nuk po punojnë si duhet, Kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë për të analizuar punën e të tijve.
Në më shumë se një orë mbledhje, kryesia e Partisë Socialiste lajmëroi nëpërmjet Elisa Spiropalit shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve për mospërmbushje të objektivave dhe për shkëputje nga territori
” Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan kryetarë partite të Partisë Socialiste në territor. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë. Në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politike iu është kërkuar të rrisin prezencën në terren dhe në qarqet që ata mbulojnë politikisht sidomos në Bashkitë e drejtuara nga opozita ku shihet një degradim i madh marrëdhënies së pushtetit lokal me qytetarët. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vëmë gishtin në plagët e qeverisjes lokale, qoftë edhe qëndrore aty ku ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht me qeverisjen e vendit të punohet edhe në familjen tonë të madhe politike në territor.
Disa nga kryetarët e partive të degëve që u shkarkuan janë ai i Delvinës, Cërrikut, Selenicës, Memaliaj dhe Devolli.
Kryesia gjithashtu i kërkoi drejtuesve politikë të qarqeve të jenë më prezent në territoret lokale që mbulojnë, sidomos në territoret ku qeverisin demokratët.
Kjo mbledhje u thirr dy ditë pas arrestimit të ish drejtorit të policisë së burgjeve, Arben Çuko dhe ish deputetit Arben Ndoka.