AktualitetBota+Të fundit

Ministri saudit i Energjisë: Arabia Saudite është në krizë

Ministri saudit i Energjisë, Industrisë dhe Burimeve Minerare, Halid el-Falih, duke e konsideruar si një gabim të neveritshëm vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, tha se vendi i tij po kalon një krizë.

Në një fjalim të mbajtur në konferencën “Iniciativa për investime të ardhshme (FII)”, e quajtur ndryshe si “Davosi në Shkretëtirë”, e cila zhvillohet në kryeqytetin saudit Riad, ministri Falih është shprehur se, “Vrasja e gazetarit Khashoggi është një gabim i neveritshëm që nuk mund të justifikohet dhe se Arabia Saudite po kalon një krizë”.

Konferenca “Iniciativa për investime të ardhshme (FII)”, e cila ka filluar këtë mëngjes nën hijen e bojkoteve në përmasa ndërkombëtare pas vrasjes Khashoggi, planifikohet që të zgjasë tre ditë.

 

Fraksion.com