AktualitetTë fundit

Mega-operacionet: Nuk kemi ambasador amerikan, por BE ka dërguar njeriun e duhur

Shqipëria është përfshirë nga një valë operacionesh të rëndësishme policore. Më shumë se 300 personazhe të botës së krimit kanë rënë në prangat e forcave të rendit.

Interesant është fakti se këto operacione po bëhen në kohën kur në vendin tonë nuk ka një ambasador amerikan, që është mësuar të ‘udhëzojë’ drejtuesit në të tilla situata.

Megjithatë, në vend të Romana Vlahutin, BE ka dërguar një njeri të specializuar për çështjet e krimit.

Ambasadori i ri është Luigi Soreca, i cili edhe pse jo shumë protagonist nëpër ekrane, është aktiv në rrjetet sociale. Ai ishte i pari që përshëndeti valën e aksioneve në Twitter.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kryesor për BE-në,” tha ai. “Tashmë prsim që hetimet dhe dënimet të ndjekin një regjistër me gjurmë solide”.

Ndërkohë që po afron viti 2019, qeveria shqiptare shpreson që të marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave./mapo.al

 

Fraksion.com