Makabre, shqiptari nga Maqedonia i pret kokën gjyshes në Zvicër (Emri & Foto)
Ai që dyshohet të jetë një krim brenda familjes ka tronditur Zvicrën dhe për protagonist ka një shtetas shqiptar të Maqedonisë. Gazeta helvete “Blick” shkruan se i riu me origjinë shqiptare, Fatmir T. ka vrarë gjyshen e tij katër ditë më parë, duke i prerë kokën.
Në momentin që policia ka shkuar në shtëpi, kanë gjetur vetëm trupin e 74 vjeçares shqiptare nga Maqedonia. Ajo kishte disa muaj që ishte shpërngulur në Zvicër pasi më parë qëndronte në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Frauenfeld TG dhe autori i dyshuar është pikërisht 19-vjeçari, nipi i viktimës.