Life StyleTë fundit

Ja mamatë më seksi të muzikës shqiptare…

Në botën e yjeve ndërkombëtare tashmë është bërë trend që kur femra sjell në jetë një fëmijë, ajo sa më parë mundohet që të rikthejë format elegante të trupit.

Ky trend po ndiqet edhe nga femrat e njohura të muzikës dhe showbiz-it tonë, tek të cilat shtatzënia nuk lë asnjë shenjë, e madje shumë pak pas lindje

arrijnë, që të vijnë më në formë se asnjëherë.

FOTO/ Mamit më seksi të muzikës shqiptare

Ato që marrin më shumë vëmendjen për këtë gjë, janë padyshim këngëtaret, nga të cilat në kohët e fundit shumë prej tyre janë bërë nëna.

Më poshtë keni disa nga femrat e njohura të muzikës që janë sot mama, e njëkohësisht vazhdojnë të mos ngurrojnë të shfaqin trupin e tyre seksi:

Image

Çiljeta Xhilaga

Ajo është nënën e djalit të saj shumë të lezetshëm, Fernandos, por Çili asnjëherë nuk ka ndaluar duke sjellë foto me poza provokuese.

Image

Ledina Çelo

Vjetët siç duket nuk po lënë shenjë tek Ledina, e cila edhe pse nënë e dy fëmijëve, trupin e saj e kanë lakmi shumë vajza të reja.

Image

Xhensila Myrtezaj

Xhensila ka pak muaj që është bërë nënë e fëmijës së saj të parë ndërsa ajo tashmë ka filluar me fotografitë ku shfaq trupin në super formë.

Image

Nora Istrefi

Nora njihet si një nga femrat më seksi të estradës sonë. Këngtarja ka disa vite tashmë ka sjelë në jetë vajzën e saj, Renee, ndërsa ajo shumë shpejtë ka kthyer format e saj pas lindjes duke befasuar të gjithë. Sot Nora vazhdimisht tregon trupin në veshje provokuese, si në videoklipe ashtu edhe në poza të përditshme.

Image

Tuna Sejdiu

Tuna ka pak kohë që është bërë nënë e një djali të bukur. E megjithëse Tiani ka mbushur një vjet, shtatzënia ka ndikuar që Tuna të zbukurohet edhe më shumë dhe të vijë gjithnjë e më seksi.

Image

Adelina Ismaili

Ajo po cilësohet divë e muzikës, po Adelina dihet se ka qenë edhe Miss Kosova në fillimet e karrierës së saj. Gjithmonë provokative, Adelina mbetet si ndër femrat më seksi shqiptare madje edhe pas lindjes së djalit.

Image

Zaimina Vasjari

Zaimina është ndër femrat të cilat është rikthyer më shpejtë me fizikun e saj super-seksi pas shtatzënisë. Ajo vazhdimisht shfaqet në fustane që i tregojnë shumë trupin edhe tani që është nënë e një vajze me emrin Khloe.

Image

Argjentina Ramosaj

Megjithëse Argjentina nuk është se ndër femrat që vjen shpesh me poza provokuese, këngëtarja njihet për bukurinë e saj dhe trupin gjithmonë në formë. Ajo shpesh vjen me fotografi të ëmbla me djalin e saj Noah, i cili tashmë ka mbushur tre vjet.

Image

Adelina Tahiri

Adelina është këngtarja që më së fundi është bërë nënë. Edhe kjo për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin me emrin Jon. Adelina gjithashtu ka lënë të gjithë pa fjalë me fizikun e saj që tashmë e ka thuajse perfekt.