AktualitetEkonomiTë fundit

Lojërat e fatit, organizmi dhe zhvillimi i kalon shtetit

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miraton pr/ ligjin për mbylljen e basteve sportive dhe basteve për garat në pistë më 31 dhjetor 2018 dhe ndërprejen e të gjitha kërkesave për licencë.

Pr/ligji hyri me procedurë të përshpejtuar në parlament dhe të enjten pritet votimi me disa ndryshime

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se projektigji ndalon përfudimisht aktivitetin e kazinove elektronike por dhe pjesën e basteve sportive.

 “Qeveria ka një pozicion zyrtar, në 31 dhjetor 2018 mbyllen kazinotë, bastet sportive, gara sportive dhe me kafshë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike online (në distancë)” .

Komisioni miratoi dhe dy propozime shtesë nga deputeti Ervin Bushati, bëhet fjalë për një shtesë në nenin 1 të ligjit që përcakton se orgazimi dhe zhvillimi i kalojnë shtetit, çka është në të njëjtën linjë me një variant të diskutuar edhe më herët gjatë këtyre javëve.

Shtohet neni 1

Përgjegjësia e shtetit 

“Realizimi i zhvillimit dhe ndërmjetësimi i lojrave të fatit e basteve sportive e lotarisë është përgjegjësi e shtetit.”

Shtohet tek neni 2

2/1 Ky ligj ka dhe këto objektiva 

1- Parandalimin e varësisë ndaj lojrave të fatit e basteve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për një luftë efektive kundër kësaj varësie kontrollin e kësaj varësie në kanale të supervijuara për të mos lejuar përhapjen e tyre në tregun e zi kundërveprimi për të siguruar të rinjtë dhe lojtarët

2- Kontrollin e kësaj varësie në kanale të supervijuara për të mos lejuar përhapjen e trye në tregun e  zi

3- kundërveprimi për tw siguruar të rinjtë dhe lojtarët..

4. Sigurinë që lojrat e fatit të kryhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe garantimin që lojtarët të jenë të mbrojtur ndaj praktikave mashtruese të cilat lidhen me krimin

5. Të parandalojë kërcënimet për integritetin e konkurencës sportive, nëpërmjet veprimtarisë së fiksimit të rezultateve sportive, pra atë që hyn në lojrat sportive. Dhe paragrafi për të arritur këto qëllime: Janë vënë në dispozicion masa të ndryshme kufizuese ndaj aktiviteteve të lojrave të fatit, ndaj: varësisë, mashtrimit, manipulimit, kriminalitetit.

Pr/ligji per lojrat e fatit të enjten në Parlament, Braçe: Deputetët presion kriminal

Braçe tha se deputetët “kanë provuar presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot akvitetin e lojrave të fatit.”

“Dua të më besoni se këta njerëz që janë këtu dhe të tjerë që nuk janë tani në këtë sallë, por do të jenë të enjten në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë provuar gjatë gjithë këtyre ditëve presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot aktivitetin e lojrave të fatit. Ja ku janë, nuk ndalen dhe sot meritojnë respekt për aktin dhe për votimin e tyre në sallën e Kuvendit.”

U miratua dhe dhe propozimi për ndalimin e reklamave të basteve sportive audiovizive dhe tek media e shkruar

Ndërkohë Lotaria Kombëtare do të vijojë aktivitetin e saj si një konceison por pa asnjë element VTL(kazino elektonike).

 

Fraksion.com