AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, studimet për mësuesi: Bursë 1000 dollarë për ekselentët

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë studentët e mësuesisë.

Gjatë një takimi me studenët Rama theksoi se ekselentët jo vetëm që nuk do paguajnë tarifë, por do marrin një bursë prej 1000 dollarë.

“Kemi vendosur heqjen e tarifës për të gjithë nxënësit me notë mesatare mbi 9 që do zgjedhin mësuesinë. Heqja e tarifës është shumë e rëndësishme.

Kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1.000 dollarë, e cila do të jepet muaj pas muaji dhe është një masë që do mbështesë studentët për nevojat e vitit shkollor duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione e vullnete të veçanta.

Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera mësimore të mos kërkoni nga prindërit por ti blini vetë.” tha Rama.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com