AktualitetPolitikëTë fundit

Megaoperacioni “Volvo 4”: Goditi 4 grupe kriminale; Arrestime në 12 qytete

Plot 1500 forca policie, dhe forca speciale morën pjesë në megaoperacionin e madh për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.

Operacioni i koduar “Volvo 4” u shtri në 12 qytete dhe  janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

Drejtori i Pergjithshme e Policise se Shtetit, dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë paraditen e së hënës, 22 tetor, për të dhënë detaje të megaoperacionit, i cili pati goditjen finale të dielën e 21 tetorit.

Bilanci: 

12 qytete –  Forcat policore, RENEA, FNSH, dhe operacionalet kanë ushtruar kontrolle në qytetet, Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë

27 te arrestuar-  Gjatë këtij megaoperacioni janë arrestuar 27 shtetas, 6 u shpallën në kërkim

100 Kontrolle – Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Laboratori i heroinës – Zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë në Has është pjesë e këtij operacioni.

“U sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës” informoi drejtori i policise.

Më 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenovë, Has ku u gjetën prekusorë për prodhimin ë lëndës narkotike.

Te arrestuarit per laboratorin e heroines ne Has 

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona të tjerë, dy shtetas me kombësi turke, një kosovar dhe një shqiptar.

Të arrestuar për akuzën “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Të fortët e Shijakut 

18 të tjerë janë  arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Tre policët e përfshirë  – Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit.

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale.

 

Goditja finale

Hetimet u intensifikuan muajt e fundit për ti dhënë goditjen finale fundjavën e 21 tetorit ku në operacion morën pjesë 1500 efektivë

Më datë 28.12.2016 Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte regjistruar procedim penal, numër 339, për kryerjen e veprave penale të prodhim dhe shitje të narkotikëve, trafikim të narkotikëve, grup i strukturuar kriminal si edhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, parashikuar neni 283, 283 a, 333 a dhe 334 të Kodit Penal.

Nga aktet e referuara fillimisht nga shërbimet e policisë gjyqësore të komisariatit të të policisë Kavajë ka patur dyshime të arsyeshme se persona të paidentifikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë si edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan: 
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

 

Fraksion.com