Hahn: Kosova nuk është kushti i vetëm për integrimin e Serbisë
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn deklaroi se zgjidhja e problemit të Kosovës nuk është kushti i vetëm për integrimin e Serbisë në BE.
“Për Serbinë është shumë e rëndësishme të lidhë marrëveshje të ligjshme me Prishtinën”, theksoi Hahn në një intervistë për gazetën serbe ”Veçernje Novosti”.
“Duket se shumë faktorë, duke përfshirë disa eksponentë politikë, mendojnë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është supozimi i vetëm për rrugën e Serbisë drejt BE-së. Nuk është kështu. Zbatimi i reformave në fushën e shtetit të së drejtës themelore dhe një administratë publike e mire mbetet element qendror në procesin e zgjerimin të Bashkimit Europian’’, theksoi komisioneri.
Hanh nuk dëshiroi të hynte në përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme mbi Kosovën duke u kufizuar vetëm në atë që BE e mbështet plotësisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Fraksion.com