Basha: Po shkatërrohet dosja ndaj Vangjush Dakos me arrestimin e “cironkave”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se operacionet e djeshme të policisë janë pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos.
“Janë kapur peshq të vegjël që sërish do të lirohen, siç ka ndodhur më parë. Asgjë të re nuk kemi, por një tjetër përpjekje propagandistike me disa peshq të ngordhur. Vangjush Dako, peshku i madh duhet të arrestohet. Manipulimi i dosjes hetimore të Vangjush Dakos është ajo që ka ndodhur”, tha Basha.
“Rama, Xhafa dhe Prela po bëjnë gjithçka që arrestimi i Vangjush Dakos të degjenerojë në arrestimin e disa cironkave”, shtoi kreu i PD-së..
Fraksion.com