Paketa ‘Antishpifje’, Fuga: Pse jam pro ligjit; Ja kujt duhet t’i shërbejë
Akademiku Artan Fuga teksa ka komentuar paketën ‘Atishpifje’ që është iniciuar nga maxhoranca, pohoi se ky ligj nuk duhet të miratohet në një kohë kur klima politike është e ‘nxehtë’.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës në ‘News24’ Fuga tha se një ligji tillë i duhet Shqipërisë, por jo vetëm për mediat. Sipas akademikut, ligji në fjalë duhet t’i shërbejë qytetarit, dhe jo maxhorancës apo opozitës.
“Dua të flas nga pikëpamja e profesioni tim. Si studiues e kam parë çështjen në mënyrë normative. Është e sigurt se debati publik duhet të rregullohet. Ka disa modele, në raport me ruajtjen e personalitetet të njerëzve të ndryshëm, respektimin e privatësisë dhe dënimin dhe mbrojtjen e njërit nga shpifjet e ndryshme. Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një ligj. Nuk jam dakord me ata që thonë; se ligjet janë. Nëse do bëhet një ligj për fyerjet, për cënimin e privatësisë, në media kërkon që të vendoset një kuadër normativ në specifikën e mediave, siç është edhe ajo on-line. Për mua i duhet, por jo në këtë mënyrë se si ka marrë rrjedha. Nuk mund të mendohet se në vende si Danimarka, apo Norvegjia të futen në burg gazetarët. Nuk duhet gjykuar teksti, por realitet. Duhet pasur parasysh se këtu bën kujdes edhe gazetari, edhe media. Shpesh herë shpifja dhe gjoba për shpifjen janë në marrëdhënie për tregun. Është e detyruar qe të mbrohet qytetari nga shpifjet, pasi është dëm i pallogaritshëm. Nëse nuk ka një normë kundër shpifjes dhe gënjeshtrës, atëherë cili është problemi? Të gjitha konsiderohen si opinione. Ligji nuk bëhet për një qëllim, që ti shërbeje një grupi; pushtetarëve apo opozitës. Ligji mbron qytetarin. Një ligj nuk bëhet kur tensioni është i madh në një debat, për vizita në prokurori të politikanëve të ndryshëm. Nuk është e këshillueshme, pasi nuk bëhet”, tha Fuga.
Fraksion.com