AktualitetPolitikëTë fundit

Koalicioni me PD, Tahiri kërkon largimin e Idrizit nga drejtimi i PDIU-së

Kalimi i PDIU-së në koalicion me PD-në ka sjellë reagime të ashpra të kundërshtarëve të tij brenda çamëve. Ish-deputeti i kësaj partie që kaloi i pari në krah të Lulzim Bashës, Dashamir Tahiri i ka kërkuar nga Vlora,  dorëheqjen Idrizit nga drejtimi i partisë. Tahiri  e akuzon atë se ka vendosur pushtetin mbi interesat e qytetarëve çam.

Ndërsa në Tiranë, Shpëtim Idrizi, fliste për ndikim grek në Shqipëri, ish-deputeti çam Dashamir Tahiri nga Vlora ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PDIU-së.

Tahiri e akuzon Idrizin se ka vendosur pushtetin e tij mbi interesat e çështjes çame.

” Do ti kërkojmë dorëheqjen pasi Shpëtimi është një njeri që ka 10 vjet në krye të partisë. Atje ka dezertuar çdo gjë siç ka dezertuar dhe vetë.”

Kalimi i PDIU-së në koalicion me PD në opozitë, sipas ish-deputetit Tahiri nuk është diskutuar me strukturat çame.

“Tre herë ka ikur nga PS, tre herë ka ikur nga PD. Nuk mund të jetë në krye të partisë. Asnjëherë ai nuk ka marrë asnjë mendim nga komuniteti çam.”

Tahiri shprehet  edhe në emër të Shoqatës Çamëria se ata janë të vendosur që të largojnë Idrizin nga kreu i partisë.

 

Fraksion.com