Zbulohet laboratori i heroinës në Has
Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.
Ndërhyrja është bërë në orët e para të dites së premte, 19 tetor 2018, nga forcat RENEA dhe FNSH, ndërkohë që deri tani mësohet se janë shoqeruar disa persona të dyshuar si të përfshire në këtë veprimtari.
Në laborator është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde opiumi, lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Brenda ambientit ku ushtrohej aktiviteti kriminal është sekuestruar edhe heroinë dhe kokainë.
Dyshohet se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE.
Hetimet për zbulimin e fabrikës së heroinës në Has kanë nisur disa muaj më parë, në bashkëpunim me agjencitë partnere. Operacioni u parapri me një takim te krimet e rënda ku ishte i pranishëm drejtori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me Eduart Merkajn Drejtor i Sektorit të Krimit të Organizuar si dhe dy prokurore të krimeve të rënda.
Permes nje deklarate policia e Shtetit beri apel per kujdes: Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime. Siç kemi njoftuar me heret, ne ditet ne vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni .
Fraksion.com