AktualitetPolitikëTë fundit

TAP, nisin punimet për ndërtimin e seksionit detar që lidh Shqipërinë me Italinë

Fillojnë punimet për ndërtimin e pjesës detare të Gazsjellësit Trans Adriatik që lidh Shqipërinë me Italinë.

Në ceremoni, kryeministri Edi Rama tha se kontributi për ekonominëshqiptare nga ky projekt është shumë i rëndësishëm.

Kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera se Shqipëria mbetet një vend i sigurt për investime.

Ekonomia shqiptare falë gazsjellësit do të përfitojë afro 1 miliard euro injeksion në dy dekadat e ardhshme dhe këtë e thotë një studim i Universitetit të Oksfordit.”

Por për Ministrin, Damian Gjiknuri, gazjellësi TAP do të ofrojë siguri në aspektin energjitik.

Do të përshkallëzohen pozitivisht në të ardhmen do të krijojnë një sektor që do ti japë të ardhme Shqipërisë, si nga pikëpamja e sigurisë energjetike, por mbi të gjitha dhe për zhvillimin ekonomik, duke thyer edhe ata skeptikë që thonë që me ikjen e projektit TAP do të ulen investimet e huaja. Përkundrazi!”

Seksioni detar i gazsjellësit do të jetë me një gjatësi 105 km, duke lidhur segmentin shqiptar me atë italian.

Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik, ku pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit.

Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar.

 

Fraksion.com