Reagimet në Ukrainë pas sulmit në amok
Ngushëllime, heshtje apo gëzim me ligësi? Sulmi në amok në Kerç tregoi, se sa e vështirë është që në Ukrainë të reagohet konform ndaj tragjedive të tilla pa arritur në konkluzione të nxituara.
“Nga Kerçi u bë Beslan”, shkruan Osman Pashajev, gazetar në televizionin e tatarëve të Krimesë me seli në Kiev ATR. Ai theksoi, se në “Krimenë ukrainase nuk ka pasur terrorizëm”. Gazetari rus Arkadi Babtçenko, i cili gjithashtu punon për këtë televizion dhe ejton në Kiev, shkon edhe më tej. Që në Krime do të vinin “sulmet terroriste”, këtë e ka pasur të qartë kushdo, që e njeh realitetin rus. Babçenko shkruan në Facebook, se shërbimi sekret rus FSB mund të qendrojë pas ngjarjeve në Kerç dhe duke iu drejtuar banorëve të Krimesë thotë: “Ky është realiteti juaj. Mësohuni tani me këtë.”
Ngushëllim, por …
Shpejt u përhapën njoftime në mediat ukrainase për shpërthime e të shtëna në shkollën politeknike në Kerç, por edhe në njoftimet nga Rusia thuhej, se kemi të bëjmë me një akt terrorist. Pas pak orësh presidenti Petro Poroshenko dhe kryeministri Volodymyr Hrojsman u shprehën ngushëlllimet të afërmve të viktimave dhe të të plagosurve dhe theksuan, se Kievi gadishullin e konsideron si të pushtuar nga Rusia dhe se njerëzit atje janë nënshtetas ukrainas.
Edhe shumë gazetarë, blogger e disa politikanë shprehën ngushëllimet, por njëkohësisht dyshonin për provikim nga shërbimet sekrete ruse për ta nxehur edhemë shumë konfrontimin me Ukrainën. Shkas për këto dyshime dha kryetari i këshillit të shtetit në Krime, Vladimir Konstantinov. Në televizionin shtetëror rus ai pretendoi, se Ukraina ka të bëjë me këtë ngjarje. “Era fryn nga Ukraina”, tha ai.
Reagimet e politikanëve ukrainas përmbledhtas mund t’i formuloshkështu: “Ne vuajmë bashkë me ta, sepse ata janë njerëzit tanë, por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Krimea nuk do të ishte aneksuar. Edhe kryetari i parlamentit Andrij Parubij, anëtar i partisë që qeveris “Fronti popullor”, ngushëlloi viktimat dhe theksoi: “Diçka të tillë nuk ka apsur kurrë në Krimenë ukrainase.”
Shpallje e zisë shtetërore?
Ukraina dhe udhëheqja e vendit kanë mbajtur qendrimin e duhur, mendon gazetari i gazetës ukrainase “Levyj Bereg”, Konstantin Vetrov. Ata, që gëzohen me ligësi, janë pakicë. “E vetmja gjë që do duhej të bëhej është shpallja e zisë shtetërore”, shton ai. “Në Rusi nuk e kanë bërë këtë, gjë që është simptomatike për qeverinë.” Një zi e këtij lloji duhej shpallur në Krime.
Për zi shtetërore në Ukrainë angazhohet edhe Oleksandr Vilkul. Ai është drejtuesi i “Bllokut të opozitës”, në të cilin bëjnë pjesë anëtarë të ish-partisë në pushtet në presidentin Viktor Janukoviç “Partia e Rajoneve”. Ai i ka paraqitur parlamentit kërkesën ëprkatëse. Por sipas vëzhguesve, ajo nuk ka shans etë kalojë./DW
Fraksion.com