AktualitetPolitikëTë fundit

Rama për heroinën në Has: Opozita e dëshpëruar…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionin e zhvilluar në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drograve të forta si dhe u arrestuan 5 persona.

Rama shkruan se: “Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë

Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis” #DerinëFund”, e mbyll kreu i qeverisë reagimin e tij në twitter.

 

Fraksion.com