Maqedoni, VMRO DPMNE: Mazhoranca nuk ka mandate për ndryshimet kushtetuese
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski doli në një konferencë për shtyp ku kërkoi që të mos ketë vonesa në votimin për ndryshimet kushtetuese.
Burime të Top Channel në Shkup raportojnë se seanca e votimit të ndryshimeve kushtetuese ende nuk ka nisur, edhe pse një gjë e tillë duhej të ndodhte disa orë më parë.
Deputeti i partisë më të madhe opozitare, Milloshoski gjithashtu është shprehur se mazhoranca nuk ka mandatet e nevojshme për të miratuar ndryshimet kushtetuese.
Fraksion.com