Diplomati britanik: Është qesharake që Kosova të mbahet në Kushtetutën e Serbisë
Diplomati britanik, Robert Cooper, i cili ka pasur rol ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është qesharake që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në Kushtetutën e saj, kur realiteti është krejt tjetër.
“Është shumë qesharake që në Kushtetutën e Serbisë, Kosova të mbahet pjesë e saj, kur situata tash ka ndryshuar”, ka thënë ish-ndërmjetësi britanik, Robert Cooper në mes Beogradit dhe Prishtinës
Sa i përket rolit të Bashkimit Evropian në të gjithë procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ai beson se gabimi i vetëm në Bruksel është se ai nuk këmbëngul për zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord për të dyja palët.
Cooper nuk mendon se BE ka ndryshuar qëndrimin e saj për zgjidhjen përfundimtare në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por, sipas tij, Brukseli ende po i konsideron një numër të madh opsionesh të hapura.
Fraksion.com