AktualitetPolitikëTë fundit

Bushati pret homologun turk. Çavusoglu: Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti paraditen e së premtes homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Pas takimit, ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Çavusoglu premtoi ndërtimin e disa shkollave në vendin tonë.

“Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni”, tha ministri turk, i cili shtoi se “marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ministri i Jashtëm turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Fraksion.com