AktualitetOp-EdRajoniTë fundit

Kriza e Athinës: Ja çfarë ndodhi me Nikos Kotzias

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën. Sa e rrezikon ky hap kompromisin për emrin me Maqedoninë?

 

“Me dhimbje në zemër” – kështu e ka pranuar  kryeministri grek, Aleksis Tsipras dorëheqjen e ministrit të të Jashtëm, Nikos Kotzias. Tani këtë detyrë ai do ta ushtrojë vetë. Tsipras e falënderoi ish-ministrin e tij. Rrallë tingëllon reagimi pas dorëheqjes së një ministri kaq emocional. Gazeta me orientim të majtë, “Gazeta e Redaktorëve” shkruan, se “ministri i gabuar duhej të paguante faturën.” Ndërsa gazeta konservatore, “Eleftheros Typos” shkruan me tone kritike për Tsipras, se “ai po sakrifikon Kotziasin për të qëndruar edhe më shumë në pushtet.”

Por pse duhej të largohej ministri i Jashtëm?

Si shkak për largimin e ministrit shërbeu një grindje mes Kotzias- që nuk është pjesë e Partisë së majtë, Syriza – dhe ministrit të Mbrojtjes, populistit të djathtë, Panos Kamenos gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar grek. Bëhej fjalë për sheshimin e grindjes për emrin me Maqedoninë përmes Marrëveshjes së Prespës, të cilën Kotzias e reklamon si sukses të tij, dhe Kamenos e refuzon. Kryeministri Tsipras heshti gjatë grindjes mes dy ministrave.

Griechenland Verteidigungsminister Panos Kammenos (Louisa Gouliamaki/AFP/Getty Imagesreek Ministry of Defence)Panos Kamenoss,

Kotzias nuk u ndje i mbështetur nga kryeministri i tij, mendon Konstantions Fili drejtor i sektorit të studimeve në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë. “Përfytyrojeni këtë njëherë -Kotzias e mbështet marrëveshjen për çështjen e emrit në kurriz të vet dhe duhet të shohë me sytë e tij, se si Kamenos avancon në ministrin e jashtëm anësor, dhe Tsipras nuk i tregon vendin.” Edhe analisti politik konservator, Aris Portosalte është i sigurtë “Ka pasur një grindje mes Kotzias dhe Kamenos, dhe Tsipras vendosi qartësisht për Kamenosin.”

Kompromisi me Maqedoninë nuk rrezikohet apo jo?

Kryeministri grek nuk vë pikëpyetje mbi marrëveshjen për emrin pas dekadash grindjeje mes Athinës dhe Shkupit. Përkundrazi: Vendimi për të marrë përsipër edhe postin e ministrit të Jashtëm e nënvizon edhe më fort vendosmërinë e tij për “marrëveshjen historike”, tha vetë Tsipras në televizionin shtetëror, ERT. Për kujtesë: Me iniciativën e Kotzias, Athina dhe Shkupi mundën të arrinin një kompromis në grindjen e gjatë për çështjen e emrit. Sipas tij Maqedonia do të quhet Maqedoni e Veriut dhe do ta ndryshojë kushtetutën në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj vendeve fqinje.

Griechenland - Die beiden Außenminister Nikos Kotzias und Nikola Dimitrov, Alexis Tsipras und Zozan Zaev (Reuters/A. Konstantinidis)

 

Nënshkrimi i marrëveshjes – Kotzias dhe ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov

Ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos është kundër këtij kompromisi dhe kishte njoftuar votën kundër në parlament. Tek Tsipras që në këtë moment duhet të kishin rënë zilet e alarmit. Kamenos është kreu i partisë populiste të djathtë, ANEL, dhe partneri më i vogël i koalicionit qeverisës. Nëse parlamenti në Shkup e miraton ndryshimin e emrit, (gjë që nuk është e sigurtë), atëherë marrëveshja duhet të futet për votim edhe në parlamentin grek, më së voni në Mars 2019.

Tani Aleksis Tsipras ndodhet para një situate paradoksale: Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespës, por lejon largimin e Kotzias, mbështetësit më të madh të kësaj marrëveshjeje. Kamenos, nxitësi kundër saj qëndron ende ulur në tryezën e kabinetit qeverisës. Politologu Filis e kupton këtë qëndrim si një cinizëm të hapur politik. “Çfarëdo që të ndodhë në Mars, kryeministri me sa duket ka bërë llogari, që më mirë të qeveris me Kamenos deri në atë kohë, se sa ta largojë dhe të rrezikojë me këtë zgjedhje të reja.”

Po Kotzias vetë, çfarë thotë ai lidhur me zhvillimet e fundit? “Kryeministri dhe një sërë ministrash e bënë zgjedhjen e tyre, prandaj edhe unë bëra zgjedhjen time.” shkroi Kotzias në twitter të mërkurën në mbrëmje. Me interes pritet në Greqi e hëna. Se për këtë ditë ministri i dorëhequr kishte planifikuar një fjalim në Kretë, që do të mbahet sipas gjasave. Mediat greke kanë mësuar se Kotzias kërkon “të shkaktojë një tërmet politik” me deklaratat e tij. Kjo nuk konfirmohet, por mund të kujtohet një deklaratë e dikurshme e ish-ministrit. “Një ministër i Jashtëm nuk duhet të flasë shumë, me qëllim që, kur të flasë ta dëgjojnë.”

Griechenland - Die beiden Außenminister Nikos Kotzias und Nikola Dimitrov vor Alexis Tsipras und Zozan Zaev (Reuters/A. Konstantinidis)

Fillim i ri në marrëdhëniet ruso-greke?

Mbetet e hapur pyetja, nëse tani do të ketë edhe një riorientim të politikës së jashtme të Athinës. Sipas politologut Filis, nuk priten lëvizje tektonike, me një përjashtim: “I mundshëm është një riafrim me Rusinë. Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë në korrik, ka pasur grindje mes Athinës dhe Moskës. Kotzias nuk ka bërë asgjë për të çtensionuar gjendjen. Përkundrazi ai i ka provokuar rusët me deklarata thumbuese.”

Sipas mediave greke, arsyeja e dëbimit të diplomatëve ishte përpjekja e Rusisë “për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Greqisë” dhe veçanërisht minimi i përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit për emrin. Sipas televizionit Skai, tensionet me Moskën që atëherë shkaktuan ftohjen mes kryeministrit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Kotzias. Tani Tsipras do të guxojë për një fillim të ri. Në fillim të dhjetorit, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipas pritet për një vizitë në Moskë./DW

 

Fraksion.com