Ja përse aktori i famshëm do të dhurojë pasurinë 619 milionë euro
Aktori i njohur, Chow Yun-fat ka njoftuar se do dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi.
Chow, pasuria e të cilit arrin në vlerën e 619 milionë eurosh e bëri këtë premtim më parë në një intervistë.
“Paratë nuk janë të miat”, tha ai duke shtuar se ëndrra e tij është “të jetë i lumtur dhe njeri normal”.
Pavarësisht pasurisë, Chow ka një reputacion në zonën aziatike se bën një jetë modeste, jo luksoze.
Ai lëviz me transport publik, nuk shkon në restorante të shtrenjta dhe vesh rroba të vjetra. Edhe pse nuk kanë fëmijë, gruaja e tij, Jasmine Tan ka përdorur për 17 vjet të njëjtin telefon derisa nuk funksiononte më.
63-vjeçari është i njohur për bashkëpunimet me regjisorin John Woo për filmat “The Killer” dhe “A better Tomorroë”. Gjatë karrierës, ai ka luajtur në mbi 80 filma dhe 24 seriale televizive.