Fier: Vritet me thikë një 16-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fier. Një 16-vjeçar është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në lagjen “Apolonia”.
16-vjeçari i identifikuar si Denis V. është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Sipas burimeve paraprake të policisë, mësohet se dy adoleshentët kanë pasur një zënkë të çastit.
Policia bën të ditur se ka identifikuar si autor të kësaj ngjarje të rëndë shtetasin F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.
Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.
Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Fraksion.com