E dashura e Neymar, një “marinare” seksi!
Neymar derdh djersë në fushë, ndërsa e dashura e tij Bruna Marquezine relaksohet në bregdet.
Modelja dhe aktorja braziliane duket se po i shijon në maksimum këto ditë pushimi me miqtë e saj. Madje, 23-vjeçarja këtë e ka treguar edhe përmes disa fotove dhe videove të publikuara në ‘Story’ të ‘Instagram’.
Bruna shihet në një formë tepër të mirë, edhe pse fansat e kanë kritikuar pak muaj më parë për fizikun e saj të dobët. Mirëpo, ajo pranoi se ndihet mjaft mirë me veten.