AktualitetPolitikëTë fundit

Check up-i i Ramës, deputetja e PD: Kujdes ç’del nga analiza

Videoja e ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ku shihet ai duke iu nënshtruar “check up-it” në Poliklinikën Nr.9 në Tiranë, ka sjellë një reagim nga radhët e Partisë Demokratike.

Deputetja Albana Vokshi e cilëson videon një teatër nga ana e kryeministrit, për të mbrojtur një koncension abuziv të qeverisë së tij.

“Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh. Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in”, shprehet Vokshi.

Ajo më tej thekson se Pd “do ta anulojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor” dhe paratë e përfituara në mënyrë abuzive prej tij do t’i kthehen qytetarëve.

Por Vokshi nuk nguron të bëjë as ironi me check up-in e kryeministrit, duke thënë se “pa dashje” do të ngatërrohet provëza e gjakut të Ramës me ndonjë pacient tjetër dhe ky i fundit do rezultojë përdorues kokaine.

“Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine”, thotë Vokshi.

 

Fraksion.com