‘Melania Trump’ striptizëm në Shtëpinë e Bardhë, video bën xhiron e botës
Reperi T.I e ka bërë të qartë se nuk pajtohet me bindjet politiket të Kanye West, i cili përkrah Donald Trump.
Dhe pas vizitës së West në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, T.I. e kritikoi publikisht.
Dhe tani reperi ka sjellë një video mjaft kontroverse, që tregon një femër që ngjason me Zonjën e Parë duke bërë striptizëm në Zyrën Ovale për T.I.
Video ka shkaktuar mjaft zemërim, ndërsa zëdhënësja e Zonjës së Parë shkroi: Si mund të pranohet?
Grisham lëshoi një deklaratë duke thënë: “Ju pëlqen apo jo, është Zonja e Parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë. Është e pasjellshme dhe e neveritshme ta portretizojë në këtë mënyrë thjesht për shkak të politikës”.
Ajo shtoi: “Këto lloje të sulmeve vulgare vetëm thellojnë ndarjen dhe paragjykimet në vendin tonë, duhet të ndalet”.
Fraksion.com