Ja shprehja që presidenti Trump përçmon aktoren Stormy Daniels
“Horseface” apo “fytyrë-kali” është shprehja që Presidenti amerikan Donald Trump përdori të martën për të përshkruar Stormy Daniels, aktoren e filmave pornografike. Ajo dyshohet se ka pasur një marrëdhënie seksuale me Trump në vitin 2006, disa muaj pasi zonja e parë Melania Trump lindi djalin e tyre.
Trump, i cili e ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzën, e nënçmoi aktoren në një postim në Twitter, një ditë pasi një gjykatës federal hodhi poshtë padinë për shpifje të zonjës Daniels ndaj tij. Trump shkruante gjithashtu se atij “i njihej e drejta e mbulimit të të gjitha shpenzimeve ligjore” dhe shtonte se “mund t’i ndjekë ligjërisht si “Horseface-in” ashtu edhe avokatin e saj të kategorisë së tretë”.
Në një përgjigje drejtuar presidentit në twitter avokati i Stormy Daniels, Michael Avenatti, shkruante: “dhjetëra miliona amerikane janë të lodhura nga sulmet e tua ndaj grave, sidomos ato me të cilat ke patur marrëdhënie seksuale ndërsa tradhëtoje bashkëshortet e tua“.
Komentet përçmuese të Trump për Daniels janë një tjetër shembull i një stili gjuhe që tradicionalisht nuk është përdorur nga presidentët amerikanë.
Daniels e paditi Trump në muajin prill, pasi një komenti të tij se skica e një burri që ajo thotë se e kishte kërcënuar në vitin 2011 në mënyrë që të mbyllte gojën për marrëdhënien e dyshuar të saj me Trump, ishte “vepër e një mashtruesi”.
Në vendimin e së hënës gjykatësi S. James Otero tha se zoti Trump bëri një “deklaratë të hiperbolizuar” ndaj një kundërshtari politik dhe sipas tij komenti i tij mbrohej nga Amendamenti i Parë i kushtetutës amerikane.
“Nëse kjo gjykatë do të pengonte z. Trump të kryente “këtë retorikë të hiperbolizuar” ndaj një kundërshtari politik, kjo do të frenonte ndjeshëm zyrën e presidentit“, thuhej në vendimin e gjyqtarit.
Avenatti tha se do ta apelonte vendimin dhe shprehu besimin në një vendimarrje ndryshe pas kësaj.
Menjëherë pas vendimit avokati i zotit Trump, Charles Harder tha se kjo ishte “fitore e plotë” për presidentin.
Vendimi i gjyqtarit i jep të drejtë t Trump që shpenzimet për avokatët e tij t’i marrë nga Daniels, emri i vertetë i së cilës është Stephanie Clifford.
Ish-avokati i Trump, Michael Cohen, i pagoi Daniels 130 mijë dollarë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me mardhënien e dyshuar me zotin Trump, ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016.
Fraksion.com