Fundoset peshkarexha në Durrës
Një peshkarexhe është mbytur teksa ndodhej e ankoruar në portin e Durrësit. Ngjarja është shënuar pranë portit të vjetër të peshkimit, teksa shkaqet mbeten ende të paqarta.
Në këtë pjesë të portit qëndrojnë të ankoruara mjetet e dëmtuara të flotës. Peshkatarët thanë se anija u mbush me ujë dhe u fundos brenda disa minutave.
Kjo ishte peshkarexha e tretë që fundoset në portin e Durrësit në tre muajt e fundit.
Fraksion.com