AktualitetTë fundit

Florenc Hoxha pranon në Prokurori që regjistroi videon e Fredi Alizotit

Ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar për gati 3 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth videos “Babale 2”, në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Mësohet se  Hoxha ka pranuar se ka qenë ai që e ka bërë ai videon e dytë me Alfred Alizotin por ka shtuar se kishte qenë ky i fundit “që i ka kërkuar vetë takimin”.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë video. “Dyshova se Alizoti m’u vetëofrua dhe e regjistrova. E regjistrova me një kamera në orë dore”, mësohet të ketë thënë Hoxha.

Pasi la Prokurorinë, Florenc Hoxha, nuk preferoi të prononcohet për mediat.

Prokuroria pritet të kryejë dhe një seancë ballafaqimi mes Hoxhës dhe Alfred Alizotit.

Në pyetje do të merret edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

Fraksion.com