AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Opozita t’i japë fund bojkotit. E turpshme ajo që ndodhi në PE

Duke e cilësuar të turpshme atë çfarë ndodhi mes tij dhe Pollos në takimin në Bruksel në Parlamentin Europian, ku ky i funti braktisi takimin, Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulnt Balla tha se opozita duhet t’i japë fund procesit të bojkotit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Balla tha se problemet mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen këtu.

“ Rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Opozita duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takon. I kemi besuar dy komisione kryesore që kanë lidhje me procesin. Opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqe e turpshme në PE. Le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme i gjithë politikës shqiptare në Bruksel.

Flekenstein solli në vëmendje që nuk ka pasur dhe nuk një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e parlamentit europian për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet ti diskutojmë këtu.

Balla shtoi se “30 sekonda të një fjale të parapërgatitur nga Lulzim Basha dhe të lexuar nga kryetari i komisonit të integrimit nuk e prish aspak arsyen e takimit dhe produktin final të tij. Si një prej përfaqësuesve më të vjetër të Shqipërisë në PE, dua të them se kurrë më parë Shqipëria nuk ka më shumë miq sesa sot në PE dhe kurrë më parë nuk kemi arritur të marrim një deklaratë që fillon në fjalinë e vet të parë që Komiteti parlamentar i stabilizim asociimit Shqipëri-BE kërkon hapjen e negociatave në qershor 2019”.

 

Fraksion.com