AktualitetPolitikëTë fundit

Ardi Veliu dëshmon në prokurori për videon e kunatit të “Babales”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales, ndërsa nesër në orën 09:30 do të pyetet ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Veliu po jep dëshminë e tij para prokurorëve Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Veliu u paraqit sot në orën 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Veliu po dëshmon në prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales, Fredi Alizoti i cili pretendon se drejtori i policise e ka marre ne makine dhe e ka cuar në prokurori

Videoja e dytë e publikuar pak ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji është në dosjen Babale, ku përfshihet edhe audio- përgjimi që sipas ekspertizës rezultoi i rremë. Në videon e dytë Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Ndërkohë që Florenc Hoxha do të merret në pyetje, pasi është personi që ka intervistuar kunatit e Babales.

 

Fraksion.com