Rama u shkruan deputetëve: Nuk do ketë asnjë monopopl për lojërat e fatit
Pas vendimit që pritet të hyjë në fuqi duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, për mbylljen e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij.
Kreu i qeverisë u ka dërguar ligjvënësve mesazhin ku i sqaron se ato çka qarkullojnë në internet se do të krijohet ‘monopoli online’ nuk janë të vërteta. Rama siguron deputetët se bastet do të mbyllen edhe në terren edhe online.
Kryeministri sqaron se mesazhet kundër mbylljes së pikave të basteve, vijnë nga burgjet, aty ku sipas tij ndodhen ata që fshihen pas kompanive të lotove.
“Kane nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do ketë asnjë lloj monopoli!”
Fraksion.com