Rama: Spitalet do t’i çojmë aty ku duam; Janë si dita me natën krahasuar me pesë vjet më parë (Video)
Kryeministri Edi Rama ndan sot me publikun fjalët e mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit për hapjen e Njësisë së re të Senologjisë.
Ai thekson se duhet ende punë për t’i çuar spitalet aty ku duam.
Në Spitalin Rajonal të Durrësit për herë të parë ofrohet shërbimi i plotë për sëmundjet e gjirit, që nga diagnostikimi, ekzaminimi përmes ekos së gjirit, mamografisë dhe trajtimit.
Kjo njësi ofron për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit, në mënyrë që gratë me kancer gjiri të mos kenë nevojë t’i drejtohen QSUT, qoftë për konfirmimin e diagnozës, apo për trajtimin e mëtejshëm të saj.
Doktor Denis Godaj, kirug Senolog në spitalin e Durrësit shprehet se njësia e Senologjisë pranë spitalit të Durrësit do të bëjë të mundur që pacientet të kenë një adresë të saktë ku do të kenë mundësi të zgjidhin gjithë gamën e patologjive të gjirit, duke filluar nga patologjitë beninje dhe tek ajo që është prioriteti numër një, kanceri i gjirit dhe trajtimi i plotë i tij në spitalin rajonal të Durrësit.
Dr Manjola Luzi, mjeke Onkologe në spitalin e Durrësit thekson se “ajo çka është fitore për pacientët dhe për ne është rimbursimi 100% i Herceptinës, sepse normalisht në momentin që kemi medikamente është një metodë shumë e mirë për të punuar pa probleme. Pacientet tona që nga qershori i këtij viti, kur Herceptina u fut në skemën e rimbursimit, e marrin në mënyrë të rregullt trajtimin pa stresin që do vijnë herën tjetër dhe nuk do e gjejnë më. Kjo është mbështetje për pacientët dhe lehtësi për ne “.
Dr. Ilir Doda, shef i shërbimi të Imazherisë në spitalin e Durrësit, thotë se: “Pajisja është nga prodhimet e fundit dixhitale, çka e rrit rezolucionin e ekzaminimeve mamografike dhe na lehtëson punën për një diagnozë të shpejtë dhe të saktë të kancerit të gjirit dhe në përgjithësi atë të patologjive të gjirit”.
Erida Meta, psikologe klinike në spitalin e Durrësit shprehet se “shërbimi i psikologut është i rëndësishëm, sepse pacienti përveç sëmundjes ka dhe një gjendje emocionale shumë të rënduar, gjë që do të thotë se gjendja emocionale rëndon të sëmurin më tepër. Nëse ne trajtojmë gjendjen emocionale sigurisht shqetësimi mbi sëmundjen të jetë më i ulët”.
Dokotor Mehmet Miha, mjek onkolog në spitalin e Durrësit, e vlerëson hapjen e kësaj njësie si stimul të madh të qeverisë shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë për popullatën e qytetit të Durrësit dhe zonën periferike.
Dr.Dhurata Tarifa shefe e njësisë së Kemioterapisë në QSUT, thotë se “u bë një qendër onkologjike e kompletuar me të gjitha njësitë që përbëjnë një qendër multidisiplinare.
Kjo qendër do të shërbejë që këta pacientë të mos vijnë në Tiranë, por të diagnostikohen këtu”.
Dr. Gisela Pumo mjeke anatomo-patologe në spitalin e Durrësit shprehet se “jemi një staf shumë bashkëpunues që komunikojmë për pacientin për të mirën e tij dhe që kemi dëshirën dhe pasionin për ta çuar deri në fund ndjekjen e pacientëve”.
MIRËMËNGJES 😀
dhe pa e harruar që sa shumë mund e punë na duhet akoma për t’i çuar spitalet aty ku duam, por edhe duke i kujtuar kujtdo që sot ato janë gjithnjë e më shumë si dita me natën krahasuar me çfarë ishin pesë vjet më parë, ju uroj një javë të mbarë 😊
Fraksion.com