AktualitetPolitikëTë fundit

Kompania e basteve sfidon Ramën: Vazhdoni të luani tek ne!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije që nga data 1 janar 2019 do të zhduken të gjitha kazinotë dhe bastet sportive, përfshirë dhe ato online por duket se jo të gjithë janë koshientë për këtë urdhër.

Megjithatë “Bast Arena” shprehet ndryshe.

Kompania që operon në vendin tonë përmes websitet-it online, i është përgjigjur në Facebook një komentuesi. Ky i fundit e paralajmëron se do të mbyllet shumë shpejt si aktivitet.

Por përmes një reagimi në kanalin zyrtar, kjo kompani shkruan për të gjithë abonentët e saj:

“Përshëndetje! Në zbatim të masave të marra nga qeveria shqiptare, duke filluar nga data 1 janar 2019 do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve/ llotove, përveç atyre online.

Bastarena si e vetmja kompani e liçensuar e lojërave të fatit online, nuk preket nga këto ndryshime ligjore.

Bastarena ju siguron se llogaritë tuaja janë plotësisht të sigurta dhe ju fton të luani dhe të argëtoheni në faqen tonë zyrtare www.bastarena.com. Faleminderit!”.

Kryeministri Rama njoftoi sot deputetët e tij se monopoli online është një shpifje. Ndërkohë që edhe përgjigja e kompanisë në fjalë ndaj komentuesit, është bërë paraditen e të hënës./javanews

Fraksion.com