AktualitetPolitikëTë fundit

Basha, Ramës: Dje mbrojte Tahirin, sot mbron Xhafën dhe Veliun

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në  profilin e tij në rrjetin social Facebook, se kryeministri Edi Rama, “siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun”.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, shkruan Basha.

Fraksion.com