Tiranë: Plagoset me armë zjarri një person, ja emri
Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja ndodhur rreth orës 12:45, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin Mikel Shira.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konfliktt të çastit për motive të dobëta.
Policia thotë se i plagosur mori plagë në këmbë, ndërsa u dërgua në spital për ndihmë mjekësore në spital.
“Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit”, sqaron policia.
Ndërkohë po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.
Fraksion.com