Life StyleTë fundit

Selena Gomez shtrohet në psikiatri!

Nga transplanti i veshkave në vitin 2017, Selena Gomez ka pasur shumë probleme, që nga paniku deri te krizat emocionale.

Por së fundmi, “postar”-i duket se ka pasur një përkeqësim të shëndetit, “pas një numri të ulët të qelizave të bardha në gjak” dhe është shtruar në një klinikë psikiatrike në Bregun Lindor Amerikan. Sipas asaj që raporton faqja amerikane e gossip-it, Tmz, këngëtarja është shtruar dy herë në javët e fundit.

Kjo gjë duket se ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale, aq sa Selena është ndier e shkatërruar pasi ka mësuar të vërtetën.

Menjëherë pas kësaj, ajo ka pësuar një krizë paniku. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pas vendimit të stafit mjekësor për ta mbajtur të shtruar aty në pavion këngëtaren, ndërkohë që ajo donte të linte spitalin.

Pas kësaj, Selena Gomez po qëndron e shtruar në një institucion psikiatrik ku po trajtohet për çrregullimet e saj mentale