Rifillon gjykimi kundër pastorit amerikan në Turqi
Pastori amerikan Andrew Brunson, i cili po përballet me akuzat e ngarkuara për terrorizëm në Turqi, do të vazhdojë të gjykohet sot në Izmir.
Sipas burimeve gjyqësore, Brunson u mor nga shtëpia e tii, ku ai qëndronte në arrest shtëpiak që nga 25 korriku, nën masa të rrepta sigurie dhe u soll në kompleksin e burgjeve dhe të gjykatës në rrethin Aliaga për gjykim.
Më 25 korrik, duke përmendur problemet shëndetësore të pastorit Brunson, një gjykatë e Izmirit urdhëroi atë të zhvendoset nga burgu në arrest shtëpiak.
Akuzat ndaj pastorit Brunson përfshijnë spiunim për PKK-në e listuar si grup terrorist nga SHBA-të dhe Turqia, si dhe për Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), grupi pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit në korrik të vitit 2016 në Turqi.
Tensionet politike midis dy vendeve shkaktuan shqetësime në tregje pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënoi me përdorimin e presionit ekonomik për të siguruar lirimin e pastorit Brunson.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sfiduar kërkesat e SHBA-së për lirim të Brunsonit.
Megjithatë ai më herët ka përmendur ndonjë shkëmbim të mundshëm të Gulenit me Brunsonin.
Fraksion.com