Rama publikon foton: Ja si do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje në datën 1 janar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një pike basti e cila është mbyllur nga ana e tatimorëve.
Rama thotë se në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion.
“Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull! Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion👊”, shkruan Rama.
Fraksion.com