AktualitetBota+Të fundit

Qindra bullgarë i japin lamtumirën e fundit gazetares së vrarë

Qindra bullgarë “heshtën” në një kishë në Ruse të premten, për t’i bërë respektin e fundit Viktoria Marinovas, gazetarja televizive, e cila u vra fundjavën e kaluar, duke tronditur vendin dhe nxitur rreth lirisë së shtypit.

Trupi i 30-vjeçares Marinova, e cila punonte në një stacion televiziv lokal, u gjet në një park afër portit të Rusesë, në Danub, ku është edhe vendlindja e saj, ndërsa policia tha se ishte përdhunuar, rrahur dhe mbytur.

Një bullgar, Severin Krasimirov, 20 vjeç, u arrestua në Gjermani për vrasjen e gazetares dhe autoritetet gjermane thanë se do të ekstradohej që së shpejti të gjykohej në Bullgari, ndonëse nuk mund të thuhet ende nëse është ai fajtori.

Në shfaqjen e saj të fundit televizive, Marinova ftoi disa gazetarë investigativë, që paraqitën fakte që implikonin zyrtarë të lartë në korrupsion, ndërsa gazetarja u zotua të angazhohej në punë të ngjashme.

Prokurorët bullgarë thanë se asnjë dëshmi nuk tregon se vdekja e Marinovës ishte e lidhur me punën e saj, ndërsa dyshohet se ka qenë thjesht një sulm i rastit, apo sulm seksual, edhe pse ende po hetojnë të gjitha mundësitë.

 

Fraksion.com