Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit
Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit Donald Wuerl, që rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e abuzimeve seksuale që kanë tronditur kishën katolike.
Donald Wuerl e mori detyrën këtë vit duke zëvendësuar kardinalin Theodore McCarrick, kryepeshkopin e Uashingtonit i akuzuar për abuzime seksuale. Megjithatë ai ndodhej nën mbikqyrje lidhur me trajtimin e rasteve të abuzimit seksual kur ishte peshkop i Pitsburgut në Pensilvani mes viteve 1988-2006.
Sipas gjetjeve të një jurie të madhe të Pensilvanisë, të bëra publike në muajin gusht, më shumë se 300 priftërinj katolikë kanë abuzuar seksualisht me të paktën 1 mijë fëmijë gjatë 70 viteve të fundit dhe udhëheqësit e kishës kanë bërë çmos për t’i mbuluar ato.
Fraksion.com