Ja kush janë 10 më të pasurit në Shqipëri
Samir Mane u vlerësua si njeriu më i pasur në Shqipëri. Sipas studimit të Institutit Europian Pashko për 10 super të pasurit në vendin tonë, në vend të dytë të fitimit për vitin 2017 është Shefqet Kastrati, i cili pasohet nga Grigor Joti.
Biznesmeni Rrok Gjoka mban vendin e katërt. Më pas, renditet Agron Shapllo. Në vend të 6 është vlerësuar Renis Tërshana. Pas tij, Agim Zeqo. Deputeti Tom Doshi renditet në vend të 8, ndërsa biznesmeni Serafin Orgocka në të 9-tin. Lefter Kallo është i 10 në listë.
“Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri fitimi, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit nga të gjithë së bashku”, thotë Ervis Iljazaj, i cili tregon se ku është bazuar studimi për super të pasurit shqiptarë.
“Studimi për 10 më të pasurit është një studim që Instituti Europian Pashko, e bën duke ndjekur edhe traditën e studimeve ndërkombëtare, duke u bazuar vetëm te deklarimet e licencave në QKB dhe strukturave aksionmbajtëse u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë”, thotë Enton Palushi, kryeredaktor i gazetës MAPO.
Ndërkaq studimi nxjerr në konkluzion se për peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë shqiptare, përbën një pasuri kombëtare.
Renditja sipas Kapitalit Aksioner Takues
(Vlera financiare e aksioneve që i takon secilit individ).
- Samir Mane
- Shefqet Kastrati
- Vasil Naçi
- Tom Doshi
- Frident Kuqi
- Aleksandër Pilo
- Irfan Hysenbelliu
- Renis Tërshana
- Artan Dulaku
- Aleksandër Frangaj
Renditja sipas Fitimit të Vitit 2017
Nr. Aksioneri
- Samir Mane
- Shefqet Kastrati
- Grigor Joti
- Rrok Gjoka
- Agron Shapllo
- Renis Tërshana
- Agim Zeqo
- Tom Doshi
- Serafin Orgocka
- Lefter Kallo
Renditja sipas Kapitalit Neto të Vitit 2017
Nr. Aksioneri
- Samir Mane
- Shefqet Kastrati
- Vasil Naci
- Behar Çukaj
- Tom Doshi
- Besnik Sulaj
- Renis Tërshana
- Edmond Leka
- Idajet Ismailaj
- Aleksandër Pilo
Fraksion.com