Deputeti i PS: Kancelari i Austrisë, më tha t’i bëj të fala Ramës; E kam komshi
Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fate Velaj, në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka rrëfyer bisedën me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz.
Velaj thotë se e ka shtëpinë në Vjenë, në të njëjtën lagje ku banon politikani më i sukseshëm i viteve të fundit në Austri Sebastian Kurz.
NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI
…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha:
nga po vjenë?
nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në Parlamentin Europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…
Fraksion.com