AktualitetPolitikëTë fundit

Basha del nga Prokuroria me mesazh për Ramën: S’më tremb dhe as nuk shantazhohem

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se thirrja e tij në Porkurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të një regjimi.

Jashtë ambienteve të prokurorisë, Basha përcolli me gazetarët dhe një mesazh për Edi  Ramën

“PD unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi as nuk shantazhohemi nga makinacionet politike të Edi Ramës por jemi të vendosur të çmontojmë krimin nga politika”

Dy deputetë të opozitës janë thirrur në prokurori. Salianji sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin.

Kur regjimet e korruptuara dhe inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit, me shpresën e dëshpëruara për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpërtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.

Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për tu paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: PD, unë dhe shqiptarët e vendosur  për të larguar krimin nga politika as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të për të vazhduar deri në fund, betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze.”

 

 

Fraksion.com