AktualitetPolitikëTë fundit

Balla, Bashës: Pyet Saliun se i kujt është numri me 771

Taulant Balla ironizon kreun e opozitës Basha lidhur me publikimt e fundit  të  PD-së.

Ai e “këshillon” atë  përmes Twitter që të pyesë  për numërin që mbaron me 771 që sipas mediave, ai i përket Sali Lushës, personit pranë Berishës që ka pasur kontakte me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun.

Gazmend Bardhi, pranë PD tha mbrëmjen e së enjtes se nuk e njeh numrin që mbaron me 771.

Balla  shkruan në Twitter:

“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd😂. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.😂😂😂”.

 

 

Fraksion.com