AktualitetPolitikëTë fundit

Xhafaj: Ekstradimi i Çekajt jo më çështje ekstradimi, por hetimi i përbashkët

Çështja e Arbër Çekajt, i arrestuar në Gjermani si i dyshuari për porositjen e 600 kg kokaine të kapur në portin e Durrësit ka marrë një tjetër kthesë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri të ditur se kjo nuk është më një çështje ekstradimi, por çështje e hetimit të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane.

Ka një ndryshim në këtë gjë. Nuk është çështje ekstradimi më, por hetimi të përbashkët dhe mbetemi këtu se nuk më takon mua. U takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë kriminale gjermane.”

Çekaj po hetohet në dy shtetet për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në lidhje me kapjen e kokainës u arrestuan shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.

Në 28 shkurt në një kamion që transportonte banane u zbuluan 613 kilogramë kokainë të fshehura në një dysheme të dyfishtë të mjetit.

Në atë kohë kamioni u lejua të kalonte procedurat doganore, ndërsa ndërhyrja u realizua në magazinat e Çekajt. Ky i fundit mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa është ndaluar më pas në shtetin gjerman.

 

Fraksion.com